Qelbësi i mbijeton 100 minutave në lavatriçe

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 10:51 | Aktualitet

Një qelbës europian, i quajtur “Bandit”, ia doli të mbijetojë pasi gabimisht u la për 100 minuta në lavatriçen e pronarit të tij.

Kafshëza e vogël rrezikonte të ngordhte pasi hyri fshehurazi në lavatriçen e Josh Crosse and Jackie Redfern dhe kreu një cikël të plotë larje, por pas disa ditësh ai ia doli të rikuperohet.

Ai u çua me urgjencë te veterineri në Halton ku iu nënshtrua një trajtimi emergjent pasi kishte pirë shumë ujë dhe detergjent. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos