









A2 CNN ka mundur të sigurojë pamje nga shtëpia ku 52 vjeçari me qëndrime radikale mbante të ngujuar familjen e tij.
E vendosur pranë lagjes ‘5 maji’ në kryeqytet, në këtë banesë të rrënuar me kushte shumë të vështira, Gjergji Laçi mbante mbyllur bashkëshorten dhe 2 djemtë e tij prej 6 vitesh.
Ai madje nuk lejonte as fëmijët që të shkonin në shkollë. Mësohet se policia është njoftuar nga një i afërm i bashkëshortes së 52-vjeçarit, i cili deklaroi se ajo dhunohej sistematikisht.
52-vjeçari ishte në skedarët e policisë dhe rezultonte i dënuar më parë për armëmbajtje. (A2 Televizion)