
Një boksier bullgar humbi jetën gjatë turneut të boksit “Shkodra Boxing Night” që po mbahet në qytetin e Shkodrës.
Sportisti bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke u ndeshur me boksierin durrsak Ardit Murja.
Ndihma e shpejtë dhe mjekët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të bullgarit, por nuk kanë bërë të mundur ta mbajnë atë në jetë. Burimet bëjnë me dije se shkaku i vdekjes ka qenë ataku kardiak. (A2 Televizion)