Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 21:53 | Kronikë
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një lokali

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali janë raportuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Shkodrës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen “Skënderbeg”. Sipas policisë, shtetasi me iniciale K. K., për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D. Për fat të mirë, nuk raportohen persona të lënduar.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e autorit tashmë të identifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos