Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, policia arreston 58-vjeçarin

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 09:18 | Kronikë
Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, policia arreston

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi ka vrarë dhe ka hedhur në kanal një 64-vjeçare.

I arrestuari është shtetasi me iniciale F.M., banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen me iniciale F.S., banuese në të njëjtën zonë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos