Qëllohet ndaj një makine në Shkodër

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 21:56 | Kronikë
Qëllohet ndaj një makine në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shkodër këtë mbrëmje. Sipas informacioneve paraprake, persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një automjeti në lagjen Rus të qytetit.

Bëhet fjalë për një makinë tip Audi A3. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar që si pasojë e të shtënave, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos