Sekuestrohen në Muriqan mbi 202 mijë euro të dyshuara nga veprimtari kriminale

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 16:27 | Kronikë
Sekuestrohen në Muriqan mbi 202 mijë euro të dyshuara nga

Shërbimet doganore në Muriqan në bashkëpunim me ato të Malit të Zi, kanë goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, si dhe kanë proceduar penalisht një 53-vjeçar.

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan 202 060 euro, të cilat 53-vjeçari nga Shkodra nuk i kishte deklaruar.

Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos