Një video që tregon një episod shokues po trazon orët e fundit opinionin publik izraelit.
Pamjet, që i referohen majit të vitit të kaluar, tregojnë disa pjesëtarë të policisë kufitare izraelite që urdhërojnë një të ri palestinez të kalojë check point-in e al-Zaim, duke i ulëritur fjalë si “ik prej këtu”.
Djaloshi i bindet forcave të rendit, por duket sikur policët e tallin duke i dhënë urdhra të kundërta.
Kur ai largohet disa metra, dikush prej tyre i gjuan pa shpine me atë që më pas u verifikua si një plumb manovre, pa asnjë arsyeje të vlefshme.
I riu fatmirësisht nuk ka dëme të rënda, por Ministria e Drejtësisë e Tel Avivit ka vendosur të hapë një çështje, ndërkohë që policja që akuzohet se ka qëlluar me armë është shkarkuar nga detyra. (A2 Televizion)