Mijëra qytetarë të Kilit dolën sërish në rrugë për të kërkuar shërbime më të mira dhe dhënien fund pabarazisë ekonomike, edhe pse qeveria ka thënë se gjithë këto javë protestash po i bëjnë dëm rritjes ekonomike.
Protestuesit lëshuan bomba molotov ndaj policisë, duke plagosur dy efektive policie.
Protestat nisën muajin e kaluar, pasi qeveria njoftoi një rritje të biletave të metrosë. Me kalimin e ditëve protesta u kthye në një lëvizje kombëtare pa udhëheqës që kërkon tashmë arsim më të mirë, përmirësim të shërbimit shëndetësor dhe barazi ekonomike. (A2 Televizion)