
Qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar asistencën ligjore mund t’u drejtohen qendrave të shërbimit të ndihmës juridike që e ofrojnë falas këtë shërbim. Të mbështetura nga PNUD-programi për zhvillim i Kombeve te bashkuara- me fondet e qeverisë austriake, këto njësi janë specializuar për dhënien e ndihmës juridike parësore përmes punonjësve me trajnim të posaçëm.
Nga janari në majtë këtij viti 731 persona në nevojë përfituan shërbim juridik falas në 8 qendra aktive në të gjithë vendin.
Problematikat e personave në nevojë janë nga më të ndryshmet
Punonjësit e qendrave kanë vene re një shtim të kërkesave që kërkojnë ndihmë ligjore për rastet e dhunës në familje. Sipas tyre pandemia është një prej faktorëve që ka ndikuar për këtë.
Shtimi i rasteve të dhunës duket se sjell një efekt domino, pasi bashkë me te po rritet edhe numri i divorceve.
Qendrat përpiqen t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, por në disa raste janë gjykatat që bëhen pengesë.
Që prej dhjetorit të vitit 2018 e deri më sot, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka mbështetur hapjen dhe funksionimin e pandërprerë të 8 qendrave. Ndërsa dy vite më pas, në dhjetori të 2020-es ato administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë e Drejtësisë. (A2 Televizion)