Prej më shumë se një jave, banorët e Lvivit përballen çdo ditë me sirenat e alarmit, të cilat paralajmërojnë rrezik bombardimesh.
Yuri, prej ditësh, ka ndryshuar mënyrën e tij të jetesës, ndërsa çdo gjë lidhet ngushtë me luftën. Ai tregon se si është përshtatur me realitetin e ri.

“Kemi përgatitur çantat dhe sendet e tjera, që nëse gjatë natës do të ketë bombardime, t'i marrim dhe të kalojmë në strehime. Kam një çantë me dokumente, para dhe ushqim për disa ditë. Nëse trupat ruse do të mbërrijnë, ne do të marrim çantat dhe do të dalim jashtë qytetit. Momentalisht mund të gjesh çdo gjë në dyqanet e Lvivit”.
A2 CNN ka arritur të futet në një prej vendstrehimeve. Të gjithë janë bashkuar në sistemin e ambienteve të përkohshme për t’u strehuar nga frika e bombardimeve.
Nuk mungojnë dhe fikësit e zjarrit
Brenda tuneleve, të cilat tashmë janë bërë dhe rutinë e përditshme e banorëve të Lvivit, mund të gjesh dhe kundërgaz apo dhe pajisje me të cilat mund të shërbejnë në raste bllokimi.
Ndonëse mes dy vendeve është dakordësuar lidhur me korridoret humanitare, sërish bombardimet kanë shkaktuar qindra humbje jetësh në Ukrainë. (A2 Televizion)