Qëndrojmë në shtëpi për të shpëtuar të ardhmen

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 14:36 | Aktualitet
Qëndrojmë në shtëpi për të shpëtuar të

Koha nuk ka ndalur, ky moment na ka bërë të kuptojmë sa e çmuar është.

Ne nuk mund ta zotërojmë dot kohën, por mund ta përdorim atë.

Mund ta përdorim duke bërë gjëra të mira, duke i shërbyer atyre që kanë më shumë nevojë, duke mbrojtur familjen, duke mbrojtur jetën, me ato gjeste të vogla të një përditshmërie të kufizuar.

Ne nuk mund ta ndalim dot kohën, por ne mund ta shpenzojmë atë, duke i falur dashuri njëri-tjetrit, duke i treguar fëmijëve shumë të vërteta për jetën, duke i frymëzuar për sfida të reja, e duke i përgatitur për një të nesërme, ku rrugët nuk do të jenë më bosh…

Kjo nuk është një kohë për të harruar, është koha për të kujtuar, për të kujtuar misonin tonë si qenie njerëzore në planetin Tokë, për të kujtur se shëndeti ynë është më i rëndësishmi, do ta kujtojmë këtë kohë se si u përshtatëm me mënyra të reja të jetuari dhe ju rikthyem mënyrës tradicionale të të ushqyerit; kjo është një kohë për të kujtur se heronjtë tanë nuk janë imagjinarë, por janë njerëz realë, që i japin jetë jetës, ashtu heshtur pas asaj maskës në fytyrë; do të kujtojmë që prindërit kaluan më shumë kohë me fëmijët e tyre; një kohë që kërkuam të mësojmë e studiojmë me më shumë dëshirë; do të themi që ishte një kohë që na bëri të ndjejmë mall; do të kujtojmë se ishte një kohë që nuk lejoheshin puthje e përqafime, por falëm më shumë dashuri, përmes atyre momenteve, qoftë edhe virtuale, që na ndanë, bashkuan e forcuan gjatë këtyre ditëve.

Kjo është një kohë për të kujtur se gjithnjë ka një të nesërme.

Unë, ti, ne sot qëndrojmë në shtëpi për të shpëtuar të ardhmen.

#vetëmsëbashku A2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos