
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga masat e reja të aplikuara në tregun e Kombinatit për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Sipas kryeministrit Rama tregu i kësaj zone të Tiranës tashmë është kthyer në një model dhe kjo për shkak të vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetarë
“Ja që s'është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli. Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë”, shkruan kryeministri në Facebook.
Javën e kaluar grumbullimi masiv i njerëzve në tregun e Kombinatit rriti panikun tek autoritetet për një mundësi të përhapjes së koronavirusit, duke i detyruar ata të marrin masa të menjëhershme për të marrë masa, për të zbatuar rregullin e distancimit social. (A2 Televizion)