Qeni i tërbuar sulmon kuajt e policisë britanike

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 13:01 | Bota
Qeni i tërbuar sulmon kuajt e policisë britanike

Ky është momenti i tmerrshëm kur një qen i tërbuar sulmoi dy kuaj policie në një park, ndërsa kalimtarët përpiqeshin të ndalonin kafshën.

Pamjet, e kapura nga një kalimtar në Victoria Park në Londër, tregojnë skenat kaotike teksa oficerët bërtasin që dikush të vërë në kontroll qenin e llojit bulldog amerikan.

Një burrë që mbante në dorë një shkop të gjatë tentoi të largonte qenin, por ishte e pamundur. Ai i kafshoi kuajt disa herë nga këmbët duke i dëmtuar.

Pas disa minutash përpjekje qeni u largua dhe u kap nga një burrë që ia dorëzoi një personi me kamuflazh që ishte pronari i tij, por që nuk ndërhyri për të shmangur këtë incident. (A2 Televizion)

https://www.tiktok.com/@lailaboll/video/7213450417886317830

A2 CNN Livestream

Latest Videos