
Arrihet marrëveshja për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V. Qeveria shqiptare, sërish nëpërmjet një akti normativ ka dhënë dritën jeshile për furnizimin me preparatin rus.
Akti normativ parashikon që marrëveshja të qëndrojë sekrete dhe nuk jepen detaje se sa vaksina janë blerë dhe se sa kanë kushtuar ato.
Pas këtij akti vendimi, pritet që vaksinimi masiv në Shqipëri të vijojë edhe me dozat ruse. Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur 25 mijë doza të vaksinës ruse si dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. (A2 Televizion)