Qeveria e Kosovës thyen heshtjen, çfarë propozoi Kurti në Bruksel?

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 19:22 | Kosova
Qeveria e Kosovës thyen heshtjen, çfarë propozoi Kurti në

Qeveria e Kosovës, përmes një deklaratë për shtyp, jep detaje nga takimi i sotëm në Bruksel i kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Vuçiç.

Në njoftim bëhet me dije se në takim është diskutuar për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve, ku Kurti kërkoi që ajo të ketë në qendër njohjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti bisedoi me Vuçiç dhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

https://a2news.com/2022/08/19/brigada-veriore-grafite-e-parulla-ne-veri-te-mitrovices-jemi-ketu-po-presim/

“Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Takimi kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/18/kurti-refuzoi-gjithcka-vucic-paralajmeron-fjalimin-me-domethenes-drejtuar-kombit/
https://a2news.com/2022/08/18/takimi-i-sotem-nuk-ishte-normal-borrell-kurti-vucic-dolen-pa-marreveshje-por-sdorezohemi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos