Qeveria e re në Serbi, Daçiç rikthehet në krye të Ministrisë së Jashtme

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 09:50 | Ballkani
Qeveria e re në Serbi, Daçiç rikthehet në krye të

Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë, kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç. Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, rikthehet pas dy vitesh në krye të diplomacisë serbe. Ai do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë.

Branisllav Shashiç, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Informacionit do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme, ndërsa Millosh Vuçeviç, ish-kryetari i Novi Sadit, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sinisha Malli do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Financave dhe po ashtu do të jetë edhe zëvendëskryeministër. Partia Përparimtare dhe ajo Socialiste kanë numrat e nevojshëm në Parlament për të formuar Qeverinë, që do të marrë dritën jeshile në parlament javën e ardhshme. 

Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare më 3 prill, por rezultatet përfundimtare u shpallën më 5 korrik, pasi në disa qendra votimi pati përsëritje të zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos