“Qeveria nuk indekson pagat e pensionet, qindra milionë euro për arbitrazhet”

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2022, 18:26 | Politikë
“Qeveria nuk indekson pagat e pensionet, qindra milionë euro për

Ilir Meta foli në protestë dhe për çështjen e mos rritjes së pagave dhe pensioneve për shqiptarët.

Sipas Metës, nuk mundet të ndihmojë qytetarët pasi i duhet të vjedhë me PPP dhe të paguajë arbitrazhet e humbura.

“Grabitqarët e Rilindjes detyrojnë qytetarët të paguajnë borxhe miliarda euro që vetëm janë vjedhur dhe nuk kanë prodhuar asgjë përveç varfërisë dhe mjerimit.

Të gjithë peshën e krizës, Qeveria ia ka faturuar popullit përmes mosrritjes së pagave dhe pensioneve, përmes taksave të reja shtesë.

Ajo nuk ka vullnet për indeksimin e pagave dhe pensioneve sepse ka prioritet të vazhdojë të vjedhë dhjetëra milionë euro për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston, sepse i duhet të vjedhë me shtatë PPP e reja; sepse qindra milionë euro do paguhen për arbitrazhet e gjyqet e humbura nga korrupsioni rilindjes”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos