
Në rrugëtimin e tij nga selia e Partisë së Lirisë, në drejtim të sheshin përpara kryeministrisë, Ilir Meta iu kërkoi qytetarëve të bashkohen për të rrëzuar regjimin e Edi Rama.
Meta u shpreh se atmosfera është demokratike dhe kërkoi që askush të mos provokojë protestuesit.
“Jemi atje duke u bashkuar me prindër e fëmijëve të cilët shpirtziu u mbylli shkollën. U bëjmë thirrje të bashkohen të gjithë në shesh që t’i japim fund këtij regjimi i cili dhe buxhetin e vitit të ardhshëm e ka bërë për të vjedhur në kurriz të të gjithë shqiptarëve. Vendos të vejë taksa mbi biznesin për të paguar luksin e jashtëzakonshëm, Atmosfera është paqësore dhe demokratike. Mesazhi është i qartë. Askush nuk duhet të guxojë të provokojë. Rama vjedh çdo sekondë shqiptarët pa qenë nevoja të jetë në Shqipëri” (A2 Televizion)