
Qeveria e Maqedonisë së Veriut publikoi variantin e saj të propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e shqyrtoi atë bashkë me partnerët e koalicionit dhe konfirmoi se shqetësimet e shprehura nga ai janë adresuar.
Kreu i qeverisë së Shkupit bëri të ditur se hapat e radhës janë diskutimi I planit Macron me presidentin, parlamentin, opozitën dhe shoqërinë civile.
Kovaçevski tha se në propozimin europian është pranuar dhe përcaktuar qartë gjuha maqedonase dhe se protokolli nuk do të jetë pjesë e kornizës negociuese.
“Kemi mbrojtur interesat kombëtare dhe identitetin maqedonas”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp. Sakaq, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se sapo propozimi francez të miratohet nga qeveria do të organizohet dhe konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, por një datë të saktë nuk dha.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se sapo propozimi francez të miratohet nga qeveria do të organizohet dhe konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, por një datë të saktë nuk dha.
Opozita e VMRO-DPMNE u shpreh kundër platformës Macron duke pretenduar se përmban të gjitha kërkesat bullgare dhe e detyron Shkupin të veprojë nën diktatin e shtetit fqinj. Lideri Hristijan Mickocki, thirri qytetarët në protesta pasi sipas tij, propozimi francez i jep mundësinë Sofjes që të mos lejojë hapjen e kapitujve të parë deri sa Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën dhe librat e historisë. (A2 Televizion)