Qiraxhi: Protesta për çmimet, presion për mirëqeverisje, e suksesshme sepse ndryshe nga të tjerat

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 21:28 | Aktualitet
Qiraxhi: Protesta për çmimet, presion për mirëqeverisje, e

Migen Qiraxhi, është një nga aktivistët e Qëndresës Qytetare që mori pjesë protestën e sotme para Kryeministrisë, për t’i thënë mjaft rritjes së çmimeve të energjisë edhe ushqimeve.

“Impakti i parë ishte tek numrat, ishte një protestë spontane e organizuar në rrjetet sociale, për çështje që kishin të bënin me stilin tonë të jetesës. Prej dy vitesh faktikisht nuk ka protesta në këtë vend, prandaj jemi të kënaqur që i treguam edhe institucioneve që këtu ka qytetare që nuk heshtin dhe që gjerat bazike si uji dhe buka mund të mos jenë realiteti i politikanëve tonë, por në këtë vend ka njerëz që kanë vështirësi për t’u ushqyer”, tha ai për A2 CNN.

Për aktivistin pjesëmarrësit artikuluan “një nga problematikat kryesore, me sloganin  “uria nuk duhet të taksohet, pra buka shuan urinë dhe nuk mund të taksohet me 20%, ashtu siç premtonte vetë Rama për të gjitha produktet e shportës. Për karburantet, në taksohemi për qarkullimin, taksën vjetore, por edhe për karburantin, nuk jemi një vend që ka luksin të taksohet dy herë”.

Çelësi i suksesit të protestës spontane sipas tij ishte qasja e ndryshme e saj.  

“Presim që reagimet të intensifikohen, kjo protestë ishte edhe një presion për mirëqeverisje, prandaj kjo proteste është ndryshe nga të tjerat, që organizohen për zëvendësim të atyre që ndodhen në Kryeministri, por për disa kërkesa imediate”, deklaroi Qiraxhi, që shtoi se “në qoftë se këto kërkesa nuk adresohen siç duhet, të hënën në orën 17 do të mbahet një tjetër protestë të tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos