Qytetet më të sigurta në botë, Kopenhagen, vendi ku jetohet më mirë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 07:48 | Lifestyle
Qytetet më të sigurta në botë, Kopenhagen, vendi ku jetohet

Për herë të parë, Kopenhagen është shpallur qyteti më i sigurt në botë, duke shënuar 82.4 pikë nga 100 në raportin vjetor të Indeksit të Qyteteve të Sigurta nga “The Economist”, i cili rendit 60 destinacione ndërkombëtare mbi sigurinë digjitale, sigurinë shëndetësore, infrastrukturën, sigurinë personale, si dhe sigurinë mjedisore, një kategori e re për këtë vit.

Kryeqyteti i Danimarkës kaloi nga vendi i tetë në vitin 2019 në krye të listës, kryesisht falë sigurisë mjedisore. Një faktor tjetër që e bën Kopenhagenin një qytet kaq të sigurt është shkalla e ulët e krimit, aktualisht në nivelin e tij më të ulët në më shumë se një dekadë, thuhet në raport.

Kopenhagen është një qytet ku asistenti i pastrimit dhe CEO takohen me njëri-tjetrin në supermarket dhe i çojnë fëmijët e tyre në të njëjtën shkollë. Ky është një nga gurët themelorë të kulturës daneze dhe kontribuon shumë në nivelet e larta të besimit dhe sigurisë, thuhet në raport.

Toronto ra nga froni dhe kaloi në vend të dytë me 82.2 pikë, ndërsa Singapori ishte i treti me 80.7 pikë. Edhe pse Sidnei doli i katërti, me 80.1 pikë, qyteti australian kryesoi kategorinë e sigurisë digjitale, ndërsa fituesit të vitit 2019, Tokios iu dhanë 80 pikë, duke e vendosur qytetin japonez në vendin e pestë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos