46% e amerikanëve besojnë te fantazmat

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 13:36 | Lifestyle
46% e amerikanëve besojnë te fantazmat

Besimi se fantazmat ekzistojnë është rritur mbi 400% në katër dekadat e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E përkthyer në shifra konkrete, 46% e amerikanëve besojnë te fantazmat krahasuar me 11% në vitet 1970.

Studimi i kryer nga Ipsos Poll tregon se një e katërta, e amerikanëve kanë raportuar jo vetëm se besojnë në fantazmat, por edhe se i shohin ato.

Ndërkaq interesant është fakti sendërsa fantazmat shpesh mendohen të jenë të frikshme, shumë njerëz që besojnë tek to, i shohin si një “kujtesë miqësore” e atyre që janë ndarë nga jeta. Filmi “Ghostbusters” mendohet se ka lidhje me këtë qëndrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos