Bangoregio, Itali: E vetmja mënyrë për të arritur kështjellën dhe fshatin spektakolar është përmes një ure këmbësorësh. Për shkak të erozionit, vendi është quajtur “qyteti që po vdes”.Leptis Magna, Libi: Themeluar nga fenikasit në shekullin VII para erës sonë ishte një prej qyteteve më të mëdha të Perandorisë Romake.Maol-Bhuidhe, Skoci: Një prej shtigjeve më sfidues dhe më të izoluar, por që u jep të pasionuarve pas natyrës një ndjesi të jashtëzakonshme.Mali Qanqing, Kinë: Një mal i shenjtë, ku sipas legjendës mblidhen tre prej perëndive më të mëdha të panteoin taoist. Gjithashtu, vendi i një bimësie tepër të rrallë.Parku Hitachi, Japoni: Çdo pranverë çelin miliona lule të ndryshme që e bëjnë vendin një “parajsë” në tokë.Dunat e mëdha të rërës, Kolorado: Parku kombëtar mbron dunat që ngiten deri në 230 metra lartësi, të formuara përgjatë miliona vitesh.Laung Mingalar, Mjanmar: Këto struktura të veçanta janë të mbushura me relikte të lashta shpesh të lidhura me Budën. Vendi ka gati 1500 godina të tilla, që kalojnë 8,2 metra lartësi.Pellgu Ik Kil Cenote, gadishulli Yucatan, Meksikë: i ndodhur pranë vendbanimit të fiseve maja, ky pellg ka qenë i shenjtë për ta, pasi kryenin aty flijime për nder të zotit të shiut. Kjo është vetëm një nga 6000 pishinat natyrale në këtë gadishull.Casa do penedo, Portugali: Kjo strukturë mbresëlënëse ndodhet pranë qytetit verior Braga dhe është ndërtuar në periudhën 1972-74.Lauterbrunnen, Zvicër: Fshati përrallor që ndodhet në fund të një lugine të thellë është vetëm 1 kilometër i gjerë. Sipas librit, vizitor special i luginës në vitin 1979 ishte edhe poeti i madh gjerman Johann Wolfgang von Goethe.Shpella Carnarvon, Australi: Shpella ku ndodhet ky mbishkrim spektakolar i aborigjenëve është dëshmi e faktit se ata kanë jetuar në shtetin-kontinent prej mijëra vitesh. Vepra është realizuar duke hedhur pigmente të lëngshme në faqen e shpellës, ku ishin vendosur duar dhe objekte të ndryshme, si mburoja apo sëpata.Arqipelagu Reine, Lofoten, Norvegji: Fshati i peshkatarëve ka një veçori të rrallë, edhe pse ndodhet mbi rrethin Arktik, dimri është i butë për shkak të rrymave të ngrohta të Atlantikut Verior.Ishujt e Apostujve, Uiskonsin, SHBA: Të mbuluara nga një pyll i mbushur me arinj të zinj, gjatë dimrit dekorohen nga ujëvara të ngrira që janë një spektakël për t’u parë.Ishulli Bowen, Kanada: Arrihet përmes një udhëtimi të shkurtër me varkë apo traget, nga Vankuveri. Aty mund të gjesh gjallesa të ndryshme, nga fokat te dreri i zi.Ujëvara Burney, Kaliforni, SHBA: Presidenti i famshëm amerikan Theodore Roosvelt pati deklaruar se kjo ishte “mrekullia e tetë e botës”. Koha më e mirë për ta vizituar është pranvera, kur nis të shkrijë bora.Krateri i gazit Darvaza, Turkmenistan: Një gropë e madhe me diametër 69 metra nga ku flakët vijojnë të pandërprera prej vitit 1971. Gjatë punimeve për përftimin e gazit, aty pati një rrjedhje dhe për të frenuar përhapjen e gazit, kraterit iu vu flaka, e cila vazhdon të digjet që atëherë.Cochem, Gjermani: Qyteti piktoresk buzë lumit Moselle, një kështjellë e shekullit XI qëndron imponuese majë kodrës prej nga shihet gjithçka. E shkatërruar në vitin 1689 nga trupat franceze, kështjella e stilit gotik u rindërtua gati 200 vite më pas dhe vijon të jetë spektakolare edhe sot.Gur-e-Amir, Samarkand, Uzbekistan: Dikur kryeqytet i sundimeve të pushtuesit turko-mongol, Timur, Samarkand ka përfituar gjithmonë nga fakti që ndodhet në Rrugën e Mëndafshtë mes Kinës dhe Europës. Më vonë aty u ndërtua edhe mauzoleu i familjes mbretërore, Gur-e-Amir (Varri i Mbretit). Thuhet se ka frymëzuar ndërtimin e Taj-Mahal-it.Rruga Transfagarasan, Rumani: Nga tetori në qershor qëndron e mbyllur për shkak të borës, rruga gjarpëron mes maleve Fagarass për të arritur deri në majën 2042 metra të lartë. Në majë, nëse nuk iu ka zënë makina, mund të shijoni pamjen spektakolare të liqenit Balea.Parku Kombëtar Lencois Maranhenses, Brazil: Një kombinim dunash rëre dhe liqenesh të mbushura nga shiu, aty mund të gjesh specie të rralla, si peshku ujk.
Një libër i ri me fotografi, i quajtur “Vende të fshehta - nga brigjet sekrete te tempujt e shenjtë”, i botuar nga Claudia Martin, tregon disa nga mrekullitë jo shumë të njohura të planetit tonë. I mbushur me 180 fotografi, libri zbulon thesaret e fshehura në cepat më të largët të Tokës, që, në pamundësi për t’i vizituar në vetë të parë, mund t’i zbuloni përmes albumit të jashtëzakonshëm. “Kjo është botë larg muzeve të Parisit, qiellgërvishtësve të Nju-Jorkut, apo plazheve të Mesdheut”, thotë autorja në hyrje të librit.
Shfletoni fotogalerinë për të parë disa nga fotot e vendeve më të bukura të pasqyruara në libër. (A2 Televizion)