“Shqipëria po kthehet në laborator”, Hoxha Ylli Gurra kundër ligjit për gjinitë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 23:11 | Sociale

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka kritikuar ashpër miratimin e ligjit për barazinë gjinore, duke thënë se qeveria ka vepruar pa transparencë dhe duke anashkaluar konsultimin me qytetarët dhe grupet e interesit. I ftuar në emisionin “Off The Record” të Andrea Dangllit, Gurra u shpreh se ky ligj nuk reflekton vullnetin e shoqërisë shqiptare dhe se çështje të tilla kaq delikate duhet të shkojnë në referendum.

“BE vetë ka bërë referendume për tema me ndjeshmëri shumë më të vogla. Pse shqiptarëve u mohohet e drejta të vendosin për familjen e tyre?”, tha ai.

Gurra akuzoi qeverinë se po e përdor integrimin europian si alibi për të imponuar një agjendë që, sipas tij, synon të “eksperimentojë me identitetin shoqëror” të vendit. Ai u shpreh se ligji është pjesë e një zinxhiri vendimesh që rrezikojnë themelet e familjes tradicionale shqiptare, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos