“Do iki nga Shqipëria!” Shpërthen Dorina Mema: Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 23:36 | Sociale

“Unë mendoj që sonte hipokritët e Shqipërisë janë analfabetët që kemi votuar dhe haram vota e çdo shqiptari për ata deputetë. Haram ajo rrogë që ata marrin nga taksat e këtyre shqiptarëve që unë mund të jem e para që do largohem që këtu nga kjo Shqipëri!”.

Ky ishte reagimi i menjëhershëm i aktivistes Dorina Mema në emisionin “Off The Record” me Andrea Dangllin sapo Kuvendi me 77 vota pro dhe 36 kundër miratoi projektligjin i shumë diskutuar e kundërshtuar për barazinë gjinore.

“Unë rrija në këtë Shqipëri se unë e dua vendin tim. Unë jam rritur në kalanë e Skënderbeut. Kam punuar 10 vjet cicëron si dija anglisht dhe italisht. Ma mësoi babai i Mimoza Ahmetit në Krujë. Isha një nxënëse krejt dhjeta dhe duke u rritur ashtu të implementohet në gjak dashuria e vendit tënd, trimëria, patriotizmin. Unë e kuptoj sepse ashtu jam rritur.

Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve të cilët janë të gjithë kundër, janë të gjithë hipokritë, janë të gjithë homofobë, po t'i pyesësh tamam dhe jemi unë e ti ndoshta më të dashura me një trans, jemi më të kuptuar me një homoseksual ku jam munduar gjithmonë të gjej fjalët që mos t'i cenojmë, mos t'i lëndojmë si njerëz dhe këta maskarenj po mbajnë karriget duke shitur fëmijët e Shqipërisë për t'i bërë qejfin atyre që i kanë sponsorizuar për t'i sjellë në atë karrige ku ishin të pashkolluar. Kjo është historia e Shqipërisë”, tha Mema. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos