Radhë kilometrike në Kakavijë, Ministria e Jashtme: Greqia po kryen testime masive në kufi

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 12:33 | Aktualitet
Radhë kilometrike në Kakavijë, Ministria e Jashtme: Greqia po

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me radhët e gjata të krijuara në pikën kufitare të Kakavijës. Situata atje duket shqetësuese, me radhë kilometrike ku njerëzit detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra në diell për të pritur që të kalojnë kufirin.

Ministria konfirmon se ka pasur fluks të shtuar qytetarësh në dalje, por kjo edhe për shkak të kufizimit të orarit të punës nga pala greke.

“Gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare. Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar për shkak se qytetarët janë detyruar të kryejnë procedurën e testimit COVID nga ana e autoriteteve shëndetësore greke të cilët po kryejnë testime masive. Në pikat e tjera kufitare pala greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit. Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos