
Për radhët kilometrike të krijuara nga fluksi i besimtarëve në pelegrinazhin e Malit të Tomorrit ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Lulzim Basha i bën apel autoriteteve që të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.
“Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore”, shkruan Basha. (A2 Televizion)