
Qindra udhëtarë dhe automjete me targa të Kosovës, por edhe vendeve të rajonit kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, duke shkaktuar radhë kilometrike makinash në Rrugën e Kombit.
Udhëtarët po presin në radhë në kalimin në “Rrugën e Kombit” për shkak të fluksit të madh që është krijuar tek Ura e Kukësit, një vend ky i ngushtë për ndërrimin e automjeteve. Radhët kanë arritur deri në 10 km. (A2 Televizion)