Radhë në Kakavijë, vargu i makinave mbi 1 km, pala greke punon me 1 sportel

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 11:06 | Aktualitet
Radhë në Kakavijë, vargu i makinave mbi 1 km, pala greke punon me

Gjatë kësaj fundjave në pikën kufitare të Kakavijes janë shënuar rradhë të gjata për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që presin për të kaluar kufirin pasi kanë mbaruar pushimet në Shqipëri.

Vargu i automjeteve shkon mbi një kilometer dhe qyetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra në rradhë.

Burime nga pika kufitare e Kakavijës thanë për A2CNN se pala shqiptare po punon me 4 sportele ndërsa ajo greke vetëm me një sportel, çka mendohet se është edhe arsyeja kryesore e krijimit të kësaj situate, shto këtu faktin që për të shkelur në tokën greke qytetarët do të duhet të kryejnë edhe testin e shpejtë të covid 19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos