
Ardhja e emigrantëve ka shtuar radhët dhe fluksin për aplikimin për pasaportë jo vetëm në gjendjen civile të Elbasanit, por edhe pranë drejtorisë vendore të policisë për tërheqjet e tyre.
Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre sepse janë të detyruar të presin më shumë se 1 orë në temperatura të larta.
Situata sa vjen e rëndohet kjo edhe për shkak se nuk respektohet radha e paracaktuar ku secili ka numrin e tij. (A2 Televizion)