‘Ankohet’ kryeministrja italiane, Meloni: Jam e sëmurë keq, por punoj sepse nuk kam të drejta të veçanta sindikaliste

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 16:23 | Rajoni & Bota

‘Ankohet’ kryeministrja italiane, Meloni: Jam e sëmurë

Si është kryeministrja Giorgia Meloni pas gripit që e detyroi të shtyjë takimin me sindikatat në Palazzo Chigi për të diskutuar mbi buxhetin?

Sipas mediave të huaja, këtë pyetje i bëjnë vetes moderatorët e programit satirik politik të ‘Un giorno da pecora’, Giorgio Lauro dhe Geppi Cucciari, të cilët, duke përfituar nga prania në transmetim e kryetarit të Komisionit të Financave të Dhomës dhe deputetit të IHD-së, Marco Osnato, tentojnë të ‘hetojnë’ mbi shëndetin e kryeministres Meloni.

“Do t’i shkruajmë, të shohim nëse do të përgjigjet”, thotë Osnato duke lexuar drejtpërdrejt mesazhin dërguar kryeministres: “Unë u detyrova nga ata të Un giorno da pecora të të pyes si je”.

Pak minuta dhe ja ku vjen përgjigja e Melonit, e lexuar sërish live nga deputeti: “Keq të them të drejtën, por pa të drejta të veçanta sindikale. Jam në Budapest që të bëjë punën time në mbledhjen e Këshillit Europian”.

Meloni në fakt mbërriti në Hungari mëngjesin e sotëm për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) dhe nesër në takimin jozyrtar të krerëve të shteteve ose qeverive të Këshillit Evropian, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos