“Askush nuk e kërcënon më Serbinë!” Vuçiç i kundërpërgjigjet Clark: Vratë njerëzit e fëmijët tanë

Nga Rosalba Bejdo
10 Korrik 2024, 20:04 | Ballkani

Sot, Serbia është e përgjegjshme dhe dëshiron paqe, por nuk do të lejojë askënd të kërcënojë lirinë e saj.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i përgjigjet kështu deklaratave të gjeneralit Wesley Clark, i cili në një intervistë për CNN, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, akuzoi ndër të tjera Vuçiç, se dëshiron të marrë një pjesë të veriut të Kosovës dhe të krijojë Serbinë e madhe.

Ai ju referua gjithashtu edhe deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se bombardimet e NATO në vitin 1999 parandaluan spastrimin etnik.  

Atyre që flasin për Ballkanin dhe atë që ndodhi në vitin 1999, nga Welsey Clark deri tek presidenti amerikan Biden u them se ne nuk do të prekim askënd  por Serbia kurrë nuk do të bëhet sërish pre e dikujt, si në vitin 1999.

Wesley Clark la një "gjurmë të pashlyeshme" në Ballkan në formën e "vrasjes së njerëzve dhe fëmijëve tanë".

Vuçiç i quajti të pavërteta pretendimet e Clark se synimi i tij, ishte krijimi i Serbisë së madhe…” nëse ideja ime do të ishte kjo do ta thosha” , tha Vuçiç, i cili shtoi se ata po tregoheshin të pafuqishëm në urrejtjen e tyre…Nuk la pa komentuar as deklaratën e Clark, se Serbia ishte peng i Rusisë në Ballkan.

Mesazhi im për zotin Clark është: "Kushdo që ndjek atë që po bën Serbia, e ka të qartë se ne nuk jemi peng i askujt. Ne nuk jemi të Rusisë, por as të Amerikës, dhe nuk do të jemi kurrë të askujt tjetër. Gjatë fjalës së tij, në një vizitë në Manastirin e Studenicës ku inspektoi edhe rrugën e rindërtuar Studenicë-Rudno, theksoi se e Serbisë i duhen marrëdhënie të mira me të gjithë dhe se do t'i ndërtojë ato edhe me amerikanët. Por tha se do ti mësojnë atyre një "mësim të vogël për serbët", që është se ata e duan lirinë më shumë se çdo gjë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos