Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 20:39 | Ballkani

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë

Rreth një orë pas mbylljes së procesit të votimit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka publikuar dhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas këtyre të dhënave, nga fletët e votimit të numëruar, VMRO-DPMNE renditet e para me 33.8% të votave, Koalicioni për të ardhmen Europiane, LSDM me 11.3%, Koalicioni Fronti Europian me 22% të votave, teksa VLEN ka arritur të mbledhë 19.2%.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos