Mitsotakis reagon për vizitën e Ramës: Nuk është i ftuari ynë, ardhja e tij e panevojshme

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 19:10 | Ballkani

Kryeministri grek Mitsotakis, gjatë një interviste për mediat vendase ka komentuar për herë të parë dhe vizitën e parashikuar të Edi Ramës në Greqi në ditët e ardhshme.

Sipas Mitsotakis, Rama nuk vjen në Greqi si i ftuar i qeverisë, por për të takuar komunitetin shqiptar, duke mos harruar të shtojë se mes dy vendeve ka probleme, kjo edhe për shkak të çështjes Beleri.

Lidhur me tubimin që Rama do të mbajë në Greqi, Mitsotakis siguroi se ai nuk do të ndalohet

“Ai tregon se nuk është i ftuar i qeverisë, po vjen për të biseduar me bashkatdhetarët e tij. Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare. Çështja e ndalimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe”, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek vuri në dukje se minoriteti grek në Shqipëri është i përfaqësuar në fletën europiane me dy kandidatë, siç janë edhe qytetarët myslimanë grekë, gjë që nuk ndodh në fletëvotimet e dy partive të tjera të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos