Serbët zbarkojnë në sheshe për të mirëpritur mikun kinez

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 17:04 | Ballkani

Mijëra serbë bllokuan rrugët dhe sheshet kryesore në Beograd për të mikpritur presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili prej mbrëmjes së djeshme ka nisur një vizitë në Serbi.

Turma prej 15,000 njerëzish u mblodh para Pallatit të Serbisë, duke valëvitur flamujt kombëtarë të Kinës dhe Serbisë për t'i bërë një pritje të ngrohtë presidentit kinez.

Xi përshëndeti dashamirësit në ballkonin e ndërtesës së bashku me Vuçiqin dhe mori duartrokitje dhe brohoritje të forta ndërsa ia bëri me dorë turmës.

Serbia është ndalesa e dytë e turneut evropian të Xi në tre vende. Ai përfundoi një vizitë shtetërore tre-ditore në Francë të martën dhe më pas do të vizitojë Hungarinë pas përfundimit të qëndrimit të tij në Serbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos