DASH zgjedh pasuesin e Escobar, “Sasha” Kasanof, amerikani rusishtfolës që do merret me Ballkanin

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 17:48 | Ballkani

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur zëvendësuesin e Gabriel Escobar. Aleksandër “Sasha” Kasanof, është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretar për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

Njoftimi është bërë nga vetë Departamenti i Shtetit. Ajo që bie në sy është formimi arsimor i Kasanof, pasi është diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, shkollën Johns Hopkins për studime ndërkombëtare dhe në kolegjin Hamilton.

“Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht”, lexohet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Kasanof ka një të shkuar të pasur me poste të ndryshme në institucionin e diplomacisë amerikane.

Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike, Victoria Nuland dhe ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë.

Amori çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan dhe konfliktit që pasoi mes Rusisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos