Sirenat vajtuan në të gjithë kryeqytetin e ndarë të Qipros, Nikosia në agimin e së shtunës, aty ku grekët qipriotë mbanin zi ndërsa turqit qipriotë festuan, 50 vjet që kur Turqia pushtoi një pjesë të ishullit në përgjigje të një rebelemi të shkurtër të frymëzuar nga Greqia. Ishulli i ndarë etnikisht është një burim i vazhdueshëm tensioni midis Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë të dyja partnerë në NATO, por janë në mosmarrëveshje për çështje të shumta. Dallimet e tyre u zbuluan të shtunën. Presidenti turk, Rezhep Tajip Erdogan i cili mori pjesë në një paradë festive ushtarake në Nikosinë veriore e quajnë një "operacion paqeje".
"Si palë turke, ne gjithmonë tregojmë një qëndrim të vërtetë, pozitiv dhe konstruktiv ndaj propozimeve ndërkombëtare për një zgjidhje në proceset e negociatave. Qëllimi ynë ishte të arrijmë një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme që do të përfitojë Qipro dhe rajoni. Megjithatë, hegjemonia dhe qëndrimi imponues i mentalitetit të pandryshueshëm grek ka bërë që të gjitha proceset e negociatave të përfundojnë me dështim”, tha Rexhep Taip Erdogan, President i Turqisë.
Presidenti qipriot Nikos Christodoulides, zyra e të cilit përfaqëson komunitetin grek qipriot në dialogun e ribashkimit, tha se përvjetori ishte një rast i zymtë për reflektim dhe përkujtim të të vdekurve. Turqia, tha ai, vazhdon të jetë përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar mbi Qipron.
Në të gjithë jugun, shërbesat e kishës u mbajtën për të kujtuar më shumë se 3 mijë njerëzit që vdiqën nën pushtimin turk. Qiproja fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1960, por një administratë e përbashkët midis grekëve dhe turqve qipriotë u shpërbë shpejt nga dhuna që bëri që turqit qipriotë të tërhiqeshin në enklava dhe çuan në dërgimin e një force paqeruajtëse të OKB-së. Bisedimet e ribashkimit dështuan në vitin 2017 dhe që atëherë kanë qenë në ngërç. Qiproja Veriore është një shtet i shkëputur i njohur vetëm nga Turqia dhe udhëheqja e saj turke qipriote kërkon njohje ndërkombëtare. (A2 Televizion)