Deklarata e fortë e Vuçiç: Më thoshin se nëna tradhtoi babain me një shqiptar prandaj…!

Nga Rosalba Bejdo
29 Prill 2026, 15:43 | Ballkani

Deklarata e fortë e Vuçiç: Më thoshin se nëna

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të forte gjatë podcastit “The Rest Is Politics: Leading” në Britaninë e Madhe ku ishte i ftuar. Në intervistën për Alistair Campbell, ish – këshilltar i Toni Blair, Vucic  iu referua atyre që I cilësoi si sulme të rënda personale dhe shpifje ndaj tij, përfshirë spekulimet se ka baba shqiptar, shkruan A2 CNN.

“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush të mallkon, duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një e përdalë. Se ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”, tha mes të tjerash Vuçiç, raporton A2 CNN.

Sipas presidentit serb kundërshtaret politikë po përdorin narrativë ekstreme për ta diskredituar, duke përfshirë sulme ndaj origjinës familjare dhe motive etnike. Në intervistë u fol për Kosovën, marrëdhëniet e Serbisë me Kinën , Rusinë dhe BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos