Serbia injoron paralajmërimin e fortë amerikan dhe hidhet menjëherë në krahët e Rusisë.
Në Beograd, pas përcjelljes së ambasadorit të SHBA në NATO, u zhvillua seanca e Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus. Ministri përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, Nenad Popoviç, falenderoi Rusinë dhe veçanërisht presidentin Vladimir Putin, që mbështet aspiratat serbe për Kosovën në aspektin territorial, shkruan A2.
“Bisedimet e fundit midis Presidentit të Republikës së Serbisë, z. Vuçiç, dhe Presidentit të Federatës Ruse, z. Putin, konfirmojnë më tej vazhdimësinë dhe forcën e marrëdhënieve tona dypalëshe. Marrëdhënia personale dhe besimi në nivelin më të lartë i japin një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, tha Popoviç.
“Ne do të jemi gjithmonë bashkë me vëllezërit tanë nga Rusia , theksoi më tej ai. Në Beograd për këtë event ishte dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Federatës Ruse, Maxim Reshetnikov. (A2 Televizion)