Demonstratat kundër Vuçiç, në Beograd ngrihen tenda ku do të qëndrojnë protestuesit

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 14:17 | Ballkani

Demonstratat kundër Vuçiç, në Beograd ngrihen tenda ku

Përfaqësuesit e studentëve, të cilët nisën protestat pas zgjedhjeve për shkak të parregullsive zgjedhore, sot kanë nisur bllokadën njëzet e katër orëshe në Beograd. Protesta e studentëve nisi pikërisht në mesditë dhe siç thuhet, do të jetë një lloj kampi i ndarë në disa zona.

Njëri nga organizatorët e bllokadës, Nikolla Ristiç, tha për mediat serbe se për sot është planifikuar bllokadë 24-orëshe dhe se do të mblidhet në cep të rrugëve “Birçaninova” dhe “Kneza Millosh”.

“Ne po bëjmë një kamp në kryqëzimin me çadra dhe gjithçka që shkon me të. Do të kemi shumë përmbajtje kulturore, artistike dhe edukative. Presim në radhë të parë që Ministria t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë. Vala e rebelimit mes të rinjve do të përhapet”, thotë ai.

Ai shton se gjatë ditës atyre do t’u bashkohen edhe organizatat mjedisore, si dhe studentët nga Novi Sadi, të cilët sonte do ta kalojnë natën me ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos