Dodik ndryshon qëndrim: Jemi kundër shkëputjes territoriale nga Bosnja

Nga A2 CNN
22 Gusht 2024, 13:09 | Ballkani

Dodik ndryshon qëndrim: Jemi kundër shkëputjes territoriale nga

Republika Srpska “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa shkëputja “nuk ka qenë kurrë politikë e jona”.

Kështu është shprehur Millorad Dodik, president i entitetit serb, njërit prej dy entiteteve që përbëjnë Bosnjën.

Dodik, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, i bëri këto deklarata pas një vizite të drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, William Burns, në Sarajevë më 20 gusht.

Burns e vizitoi Sarajevën të martën ku, ndër të tjera, diskutoi edhe për retorikën separatiste dhe veprimet e Dodiku, tha një zyrtar i Qeverisë amerikane për Radion Evropa e Lirë.

Një ditë pas vizitës së Burns, Dodik shkroi në rrjetin social X tha se “lufta kundër terrorizmit është detyrim i gjithë botës së lirë dhe në këtë kuadër vizita e drejtorit të CIA-s, William Burns, në Bosnje e Hercegovinë, është domethënëse”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos