Dodik thërret takim urgjent, Bota Serbe mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Nga Xhevahir Qardaku
1 Prill 2026, 14:28 | Ballkani

“Bota Serbe” po mblidhet kundër aleancës ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Këtë e konfirmoi Millorad Dodik, ish lider i Republika Srpska, të Bosnje dhe Hercegovinës.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ai bën me dije se ka thirrur një takim udhëheqësish me Serbinë.

Në seancën e Kryesisë së Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, diskutuam gjithashtu ndikimin e aleancës ushtarake të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines. Arritëm në përfundimin se ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Republikën Serbe”, shkroi Dodik në llogarinë e tij X.

Duke njoftuar thirrjen e takimit me Vuçiç dhe drejtues të tjerë të Serbisë, ai paralajmëron marrjen e një qëndrimi të përbashkët dhe vendime të tjera. Lidhur me takimin e thirrur ka ndërhyrë dhe Srna Kovaç, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme të Parlamentit serb.

Rreziku që i paraqet Republika Srpska aleanca ushtarake midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines është real”, pretendon ai duke shtuar se në atë tryezë mund të përfshihet edhe Hungaria në anën e serbëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos