Rritja e çmimeve në tregjet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve në Korçë, ka bërë që këto zona të shërbejnë vetëm si ekspozuese të këtyre produkteve, pasi askush nuk ka mundësi të blejë. Edhe ato pak blerje janë minimaliste si në cilësi ashtu edhe në sasi.
Markata e shijes në qytetin e Korçës ngjan me një vend të zbrazët nga njerëzit. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore që tregtohen në këtë markatë, ka bërë që blerësit të numërohen me gishtat e dorës, ndërsa produktet që blejnë janë minimaliste si në cilësi ashtu edhe në sasi.
Edhe tregtarët e pohojnë situatën në të cilën ndodhen, ku çmimet kanë bërë që ata të shohin më shumë njëri-tjetrin se sa blerës.
Disa produkte bujqësore si domatja apo speci kanë pësuar rritje deri në masën 50 përqind krahasuar me disa ditë më parë. (A2 Televizion)