NATO është e vendosur që të ruajë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ky fakt theksohet në rezolutën 494, e cila u miratua në seancën parlamentare të mbajtur në Montreal të Kanadasë. NATO në pikën 14 "nënvizon mbështetjen e saj të vazhdueshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Republikës së Moldavisë, si dhe integrimin euroatlantik të Gjeorgjisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë”.
Ballkani Perëndimor përmendet edhe në pikën 18, ku shkruhet se anëtarët e NATO-s mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështesin reformat dhe pajtimin në të gjithë rajonin dhe kundërshtojnë ndikimin malinj të vendeve autoritare”.
Dy paragrafet e rezolutës 494 kanë zhgënjyer shumë shtetin serb pasi siç vënë në dukje mediat serbe Republika Srpska kundërshton anëtarësimin e Bosnje-Hercegovinës në NATO.
Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s u mblodhën, sipas rendit të ditës, në Montreal për të diskutuar sfidat kryesore për sigurinë e Aleancës dhe rolin thelbësor të NATO-s në zgjidhjen e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte foli përmes videomesazhit dhe tha se NATO duhet të forcojë mbrojtjen e saj.
“Sa më shumë të shpenzojmë për mbrojtjen, aq më shumë e zvogëlojmë rrezikun e konfliktit të ardhshëm”, tha Rutte dhe u bëri thirrje vendeve të mbështesin investimet sepse të gjithë kanë “për detyrë të mbrojnë kombet, njerëzit dhe vlerat dhe siguria nuk vjen falas".
Zëvendësi i Rute, Boris Ruge ishte në Montreal dhe iu përgjigj pyetjeve të parlamentarëve gjatë seancës. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të "mbështetjes që NATO dhe aleatët e saj i ofrojnë Ukrainës dhe urgjencën e rritjes së fondeve të mbrojtjes". (A2 Televizion)