Çfarë la zjarri pas? Skulptori në Greqi kthehet në punishten e djegur të skulpturave

Nga Anxhela Celibashi
15 Gusht 2024, 14:30 | Ballkani

Vangelis Ilias, la pushimet dhe u kthye me urgjencë në punishten e tij të skulpturës, pasi  fqinjët i thanë se zjarri po i rrezikonte biznesin. Dy vite më parë kur ai hapi këtë biznes, nuk e kishte menduar asnjëherë zjarri do i shkonte kaq afër dhe do ti shkatërronte gjithçka.

Megjithatë, ai nuk dorëzohet, thotë se është gati të përvesh mëngët përsëri për t’ja nisur nga e para.

"Do të përvesh mëngët dhe do të filloj punën për ta çuar përsëri atje ku ishte. Do ta shemb dhe do ta ndërtoj përsëri", tha 55 vjeçari.

Pavarësisht mureve të nxira nga flakët dhe çatisë së shkatërruar, në punishte ka ende vepra që e frymëzojnë. Një pjesë të parekuperueshme, e të tjera që u kanë shpëtuar pjesërisht flakëve.

“Jeta më ka treguar shumë herë se kjo është rruga: bie dhe pastaj ngrihem përsëri”, tha ai.

Zjarri në veri të Athinës është shuar totalisht tashmë, por ngjarje të tilla, thotë skulptori janë efektet e ngrohjes globale. Më shumë ditë të nxehta e më pak me reshje.

Megjithatë 55 vjeçari nuk ka frikë të vijoj të qëndrojë në këtë zonë, thotë se zjarri nuk do të kthehet më.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos