Çfarë po paralajmëron Vuçiç?  “Do ketë zhvillime të rëndësishme në politikën serbe në Ballkan”

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 20:13 | Ballkani

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i rikthehet mesazheve të koduara që shfaqen në formën e një kërcënimi.

Ai u takua me ambasadorin serb në Mal të Zi, Nebojsha Rodiç, dhe më pas publikoi këtë mesazh të shkurtër: “Dëgjova këshillat e mikut tim të vjetër, por gjithashtu vura në dukje zhvillimet e rëndësishme në politikën serbe në rajon”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram.

Kjo fjali vjen pas kërcënimeve të shumta që janë lëshuar nga zyrtarë të qeverisë serbe në drejtim të Kosovës se mund të provohet rimarrja e shtetit të pavarur edhe përmes luftës.

Vetë presidenti Vuçiç në një intervistë për televizionin publik serb, pretendoi se ndërkombëtarët po heshtin qëllimisht përballë asaj që e konsideroi një mbyllje të paligjshme të institucioneve të kontrolluara nga Beogradi në Kosovë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos