Harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb, deputetja provokon me bluzën e dhuruar homologut gjerman

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 13:40 | Ballkani
Harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb, deputetja provokon me
Milica Djurdjeviç dhe Tino Chrupalla

Një deputete e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviç, i ka bërë një “dhuratë provokuese” një prej deputetëve gjermanë gjatë një takimi në Gjermani.

Djurdjeviç gjatë një vizite në Bundestag, ka takuar deputetin gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla, si dhe i ka dhuruar atij një bluzë me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.

Ka qenë vetë deputetja e cila ka ndarë në “X” foto nga takimi me deputetin Chrupalla, ndërsa ka shkruar më tej se në Gjermani dhe kudo, Kosova është Serbi.

“Në Gjermani dhe kudo: KOSOVA ËSHTË SERBI! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me kryetarin e Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla… AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtetndërtues në Gjermani”, shkruan ajo.

A2 CNN Livestream

Latest Videos