Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rivierën e Budvës në Mal të zi, ku një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonić, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë. A2 CNN shkruan se momenti i rënies është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Në pamje shihet e reja në gjendje paniku, duke hequr jelekun dhe më pas rripat e sigurisë që e mbanin të lidhur me pajisjen fluturuese. Pak çaste më vonë, ajo bie nga lartësia.
Dëshmitarë në vendngjarje thanë se dëgjuan të renë duke bërtitur “Më ulni poshtë!” dhe “Ndihmë!” para se të ndodhte tragjedia. Vajza po merrte pjesë në xhirimet e një reklame për një agjenci turistike lokale dhe, sipas mediave, fillimisht kishte shfaqur qetësi dhe entuziazëm.
Incidenti tragjik ndodhi më 28 maj 2025, ndërsa 19-vjeçarja po xhironte një reklamë për një agjenci turistike lokale. Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar panik gjatë fluturimit, çka e çoi në vendimin fatal për të liruar rripat e sigurisë, por familja e saj e kundërshton këtë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)