Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter pranë ishullit të Rodosit në orët e para të së martës tronditi banorët.
Aktiviteti sizmik u ndje edhe në Turqi, ku sipas mediave turke, një vajzë 14-vjeçare humbi jetën dhe 69 persona të tjerë u plagosën.
Siç njoftoi Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, adoleshentja "u dërgua në spital" pasi "pësoi një atak paniku", ku "për fat të keq, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve" humbi jetën, shkruan A2 CNN.
Shumica e të plagosurve të tjerë u hodhën nga një lartësi sepse u kapën nga paniku për shkak të dridhjeve të forta sizmike, sqaroi ministri.
Mediat greke bëjnë të ditur se në Rodos, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. (A2 Televizion)